
Kush është zyrtari i lartë amerikan, që do presë sot Altin Dumanin në DASH
Dritare.net
Kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, do të zhvillojë sot, më 2 shtator 2025, një takim me Brendan P. Hanrahan, Zyrtar i Lartë i Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit të SHBA-së. Takimi është planifikuar të mbahet në orën 16:30 sipas kohës së Uashingtonit (10:30 në Shqipëri) dhe, sipas njoftimit zyrtar të DASH, do të zhvillohet me dyer të mbyllura për median (Closed Press Coverage).
Ky takim ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër korrupsionit dhe avancimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së në këtë fushë.
Kush është Brendan P. Hanrahan?
Brendan P. Hanrahan është zëvendësndihmëssekretar i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike. Ai u emërua në këtë pozicion më 25 prill 2025 dhe ka një karrierë të gjatë në sektorin privat dhe publik. Para se t’i bashkohej Departamentit të Shtetit, Hanrahan ka punuar si këshilltar politik në Senat, investitor në Bain Capital dhe konsulent në McKinsey & Company. Ai njihet për ekspertizën e tij në politikë ndërkombëtare dhe marrëdhënie transatlantike, duke u fokusuar veçanërisht në bashkëpunimin me vendet e Evropës dhe Euroaziatik./K.C/dritare.net

















