Na ndiqni edhe në

Bota

Parada gjigante në Kinë. Xi Jinping, Putin dhe Kim Jong Un shfaqin boshtin e ri të fuqisë

Parada gjigante në Kinë. Xi Jinping, Putin dhe Kim Jong Un shfaqin

Në sheshin Tiananmen të Pekinit është ngritur sot një skenë gjigante për paradën ushtarake që Presidenti kinez Xi Jinping e ka kthyer në një shfaqje force dhe prestigji. Tetë flamuj gjigantë kinezë, portreti i Mao Zedongut dhe instalacione monumentale me lule i japin sfondin këtij aktiviteti ku janë të pranishëm mbi 50 mijë të ftuar.

Në krah të Xi-së ndodhen presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, pjesëmarrja e të cilit është e para në një paradë kineze që prej vitit 1959. Prania e tyre shihet si fitore diplomatike për Kinën dhe një sfidë e hapur ndaj Perëndimit.

Parada gjigante në Kinë. Xi Jinping, Putin dhe Kim Jong Un shfaqin

Parada përkujton 80-vjetorin e kapitullimit të Japonisë, por ajo shërben edhe për të ekspozuar armatimin e ri kinez, përfshirë raketa hipersonike dhe drone nënujore. Mbi 20 liderë botërorë, kryesisht nga Azia dhe Afrika janë të pranishëm, ndërsa nga Perëndimi vetëm Serbia dhe Sllovakia.

Parada gjigante në Kinë. Xi Jinping, Putin dhe Kim Jong Un shfaqin

Për Xi Jinping, kjo javë ka qenë moment kulmor: ai priti për herë të parë pas shtatë vitesh kryeministrin indian Narendra Modi dhe drejtoi samitin më të madh të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait. Parada në Pekin vjen si mesazh i dyfishtë, një projektim i fuqisë së Kinës në skenën ndërkombëtare dhe një thirrje për krenari e patriotizëm brenda vendit./K.C/dritare.net