
Foto/ Zbulim i rrallë arkeologjik në Bulqizë. Varr monumental i periudhës romake
Dritare.net
Në fshatin Strikçan të Bulqizës është zbuluar një monument i rrallë arkeologjik, i cilësuar nga specialistët si varri i parë monumental i periudhës romake në Shqipëri. Struktura i përket tipologjisë së një mauzoleumi me elementë të veçantë arkitektonikë dhe epigrafikë.
Monumenti, me përmasa rreth 9 x 6 metra dhe dhomë funerare 2.40 metra të lartë, përmban një mbishkrim bilingual romak, kushtuar Gelliano-s dhe perëndisë Jupiter. Ky mbishkrim përbën të parin e këtij lloji të zbuluar ndonjëherë në zonën e Dibrës.
Kryeministri Edi Rama e bëri publik lajmin përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkroi:
“Një gërmim i rrallë arkeologjik është zbuluar në Bulqizë në fshatin Strikçan. Specialistët e kanë specifikuar si varrin e parë monumental të periudhës romake në Shqipëri, në tipologjinë e një mausoleumi me elementë të rrallë arkitektonikë e epigrafikë. Monumenti (rreth 9 m x 6 m, me dhomë funerare 2.40 m të lartë) ka dalë në dritë me një mbishkrim bilingual romak, kushtuar individit të varrosur – Gelliano-s – dhe perëndisë Jupiter. Ky është mbishkrimi i parë i këtij lloji i zbuluar ndonjëherë në zonën e Dibrës.”, shkruan kryeministri./K.C/dritare.net

















