Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Homazhet për Dhimitër Anagnostin! Kryeministri Rama nderon regjisorin e shquar

Homazhet për Dhimitër Anagnostin! Kryeministri Rama nderon regjisorin

Sot në Tiranë kanë nisur homazhet për Dhimitër Anagnostin, mjeshtrin e madh të kinematografisë shqiptare, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 88-vjeçare.

Familjarë, artistë, personalitete të jetës publike dhe qytetarë të shumtë kanë mbërritur pranë Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit për t’i dhënë lamtumirën e fundit regjisorin që i dha shpirt dhe identitet artit filmik shqiptar.

Në nderim të tij, Kryeministri Edi Rama ishte ndër të parët që vendosi lule mbi arkëmortin e Anagnostit, duke e cilësuar atë “një ikonë të kinemasë kombëtare, që i dha brezave shqiptarë historinë dhe emocionet e përjetshme nëpërmjet artit”.

Pas homazheve publike, Dhimitër Anagnosti do të përcillet me ceremoni shtetërore në banesën e fundit.

Anagnosti mbetet një figurë e shquar e kulturës sonë, autor i dhjetëra filmave që shënuan epoka në historinë e kinematografisë shqiptare, si “Lulëkuqet mbi mure”, “Komisari i dritës” apo “Gjoleka, djali i Abazit”. Veprat e tij kanë hyrë tashmë në fondin më të çmuar të artit kombëtar./K.C/dritare.net