Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zbulime arkeologjike në Lushnje, gjendjen gjurmë të një ndërtese të madhe nga Antikiteti i Vonë

Zbulime arkeologjike në Lushnje, gjendjen gjurmë të një

Gërmimet arkeologjike në Kodrën e Pusit, pranë fshatit Murrizë në Lushnjë, po vijojnë me ritme intensive, duke sjellë zbulime të rëndësishme për historinë e zonës.

Ministri Blendi Gonxhja bëri të ditur se gjatë punimeve janë identifikuar themelet e një ndërtese me përmasa të mëdha, e cila po zbulohet gradualisht nga arkeologët.

Sipas të dhënave paraprake, zona rezulton të ketë qenë e banuar gjatë periudhës së Antikitetit të Vonë, duke ofruar informacione të vlefshme mbi zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të asaj kohe.

Ekspertët pritet të vijojnë kërkimet në terren për të përcaktuar më qartë funksionin e godinës dhe rëndësinë e saj në kontekstin kulturor dhe historik të zonës./L.F-dritare.net