Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur mesditën e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e shoqëruar nga avokati i saj, Adrian Kalija.

Mësohet se gjatë ditës së sotme, SPAK i ka komunikuar Ballukut akuzën, ndërsa në momentin e mbërritjes në ambientet e prokurorisë, ajo nuk ka bërë asnjë deklaratë për mediat.

Pas rreth 20 minutash, ish-zëvendëskryeministrja ka lënë ambientet e SPAK, pa dhënë komente për gazetarët që prisnin jashtë.

Paraqitja e saj në SPAK vjen në kuadër të zhvillimeve të fundit të hetimit ndaj saj./L.F-dritare/net