Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Protesta/ Presidenti Begaj pret në takim ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe Gjermanisë

Protesta/ Presidenti Begaj pret në takim ambasadorët e SHBA-së,

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, po zhvillon takime me ambasadorë në Presidencë, pas konsultimeve me përfaqësues të shoqërisë civile dhe Këshillin Ndërfetar.

Në këto takime kanë qenë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eric Wendt, ambasadorja e Bashkimit Evropian, Sofia Moreira de Sousa, si dhe ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner.

Takimet zhvillohen në një klimë tensionesh politike dhe protestash në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.

Më herët, gjatë takimeve me përfaqësues të shoqërisë civile dhe komuniteteve fetare, në fokus të diskutimeve kanë qenë protestat dhe episodet e dhunës. Përfaqësuesit e komuniteteve fetare kanë bërë thirrje për shmangien e tensioneve dhe të përplasjeve, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe marrjes së vendimeve të pjekura.

Deri më tani, nuk janë bërë publike detaje të mëtejshme mbi temat e diskutuara në takimet e presidentit Begaj me ambasadorët./L.F-dritare.net