Na ndiqni edhe në

Arkiv

BBC / Vrasja e Adem Jasharit, rrëfyer nga mbesa e tij

BBC / Vrasja e Adem Jasharit,  rrëfyer nga mbesa e tij

Kanali BBC ka shkruar për Adem Jasharin. Ata kanë publikuar edhe një video ku shihet Besarta Jashari duke treguar për tmerrin e 1998’ës. Në video tregohet edhe për sulmin serb ndaj familjes Jashari.

Në mars të vitit 1998, forcat serbe sulmuan kompleksin e një figure të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), familjen e Jasharëve. Pas sulmit tre ditorë, Adem Jashari, anëtar themelues i UÇK-së dhe 50 anëtarë të familjes së tij u vranë, shkruan BBC.

E mbijetuara e vetme është Besarta, e cila atë kohë ishte 10 vjeçe.