

Sipas Bashkisë, në këtë zonë ka ende familje, që kanë më shumë se një ndërtesë, të cilët nuk e kanë lejen e banimit në këtë bashki dhe për këtë arsye do të vendoset edhe një taksë për insfrastrukturën, përgjegjëse për vjeljen e së cilës është institucioni i Bashkisë.
“Për këtë, bazuar në ligjin shqiptar, për të vendosur lejet e banimit në adresën e duhur, do të aplikohet taksa e luksit, e cila do të verifikohet në terren nga përbërësit e grupeve të punës dhe do të aplikohet në mënyrë të menjëhershme mbledhja e tyre. Ndërkaq, një tjetër element tjetër, që ka ndikuar në krijimin e një situate debitore në 'Bashkinë Kamëz' është edhe taksa e infrastrukturës. Familje të tëra kanë përfituar procesin e legalizimit të objekteve.
Në këtë kategori përfshihet edhe taksa e infrastrukturës, përgjegjëse për vjeljen e së cilës është institucioni i Bashkisë.
Edhe për këtë kategori do të bëhet verifikimi në terren, më pas pasqyrimi në sistemin e taksave si situatë debitore dhe do të merren masat e duhura për të vjelë pikërisht këtë mbetje debitore. E gjithë kjo situatë do të bëjë, që Bashkia të vërë në funksion të gjithë mekanizmat e duhur, për të bërë të mundur eliminimin e kësaj situate”, - thuhet në njoftimin e Bashkisë së Kamzës./ I.M-Dritare.net

















