
Aurela Hoxha sqaron foton me Adriana Limën dhe ftesën që mori
E Premte 10 Shkurt 2017, 21:09
Dritare.net

Duke qenë se Aurela së fundmi është bërë bionde, atëherë të gjithë u bindën se poza me supermodelen e “Victoria’s Secret” është nga pjesëmarrja e një viti më parë. E në fakt kësht është! Në një prononcim për “revistawho.com”, seksi Aurela sqaron se sivjet darka e bamirësisë bëhet në New York, se ajo ka marrë ftesë por e ka të pamundur të shkojë. “Foto është nga Cannes ku isha. Tani amFAR është në New York ku duhet të isha pasi ftesa më ka ardhur, por nuk munda. Në këto ditë jam me xhirimet e filmit”, thotë Aurela e cila na tregon çiltërsisht edhe ftesën e sivjetshme./ revistawho.com

















