Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Arrestohet polici/ I përplas makinën kushëriri, qëllon me armë dhe i rreh gruan

Arrestohet polici/ I përplas makinën kushëriri, qëllon me
Një përplasje me makinë është bërë shkak i një konflikt mes dy kushërinjve në Farkë të Tiranës. Në sherrin mes fisit Aga është përfshirë dhe një prej tyre që punon si punonjës i Komisariatit Nr.1. Ngjarja ka ndodhur dje në Farkë të Madhe ku H.Aga duke udhëtuar me mjetin e tij, pranë xhamisë në Farkë të Madhe, është goditur nga mbrapa nga mjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin Shkëlqim Aga.

makina

Dy kushërinj e parë më pas janë konfliktuar me mjete të forta, si pasojë H. Aga është dërguar në QSUT, për mjekim. Shkëlqim Aga, i biri i Xhevdet Agës, punonjës Policie pranë Komisariatit Nr 1, ka shkuar në banesën e tij dhe ka marrë një armë zjarri tip automatik dhe ka shkuar tek banesa e shtetasit A. Aga, babai i të dëmtuarit (vëllai i Xhevdetit).

Pas konfliktit verbal me A. Aga dhe bashkëshorten e tij shtetasen S. Aga, ka qëlluar me armë muret rrethuese të banesës së A. Aga dhe është larguar. Më pas ka vijuar konflikti midis shtetasve Xhevdet Aga me të vëllain A. Aga dhe nusen e tij S. Aga, ku kjo e fundit është dhunuar fizikisht nga Xhevdet Aga.

Nga hetimet e kryera si dhe nga këqyrja e vendit të ngjarjes është faktuar se shtetasja V. Aga (e ëma e shtetasit Shkëlqim Aga), ka mbledhur gëzhojat e armës në vendin e ngjarjes dhe ka bërë fshehjen e tyre. Pas këtyre ngjarjeve, Policia ka arrestuar:

1. Xhevdet Aga, 61 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë trup shërbimi pranë stacionit të Policisë Farkë, Komisariati i policisë nr 1, (Neni 130/a)

2. Shkelqim Aga, 37 vjeç, banues në Tiranë, (Nenet 84, 274 dhe 278/3)

3. V. Aga, 61 vjeçe, banuese në Tiranë, (Neni 301)

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar: – një armë zjarri tip kallashnikov me dy krehra dhe 21 copë fishekë. Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.