Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Arrestimi i Xhulia Aliaj, reagon Dom Gjergj Meta: Është absurde!

Arrestimi i Xhulia Aliaj, reagon Dom Gjergj Meta: Është absurde!
Dritare.net ka ndjekur me vëmendje ditën e sotme historinë e Xhulia Aliaj e cila është arrestuar nga anti-terrori, pasi ajo kishte publikuar një postim në facebookun e saj, në lidhje me një shpërthim të mundshëm të depove të gazit në Porto Romano, duke iu referuar mediave italiane.

Pas publikimit të hollësishëm të historisë së 25-vjeçares nga Dritare.net kanë nisur edhe reagimet e shumta.

Dom Gjergj Meta, në një postim në facebook e konsideron veprim të nxituar të forcave të policisë arrestimin e studentes Aliaj.

Reagimi i Dom Gjergj Metës:

Arrestimi i Xhulia Aliaj nga ana e policisë për një status në fb është një veprim i nxituar dhe i shproporcionuar.

Në një vend demokratik një gjë e tillë do të ishte absurde.

U kërkoj autoriteteve dhe uroj që policia ta lërë të lirë menjëherë.

Kam qenë famullitar i saj në Durrës dhe shpreh gjithë konsideratën time për të e ia njoh cilësitë njerëzore dhe civile Xhulias e cila është një qytetare e mirë dhe e don vendin e saj./ I.M-Dritare.net