
Arlind Ajeti: Duhet të fitojmë në Kupë, për t’u hakmarrë me Juventusin
E Mërkurë 29 Nëntor 2017, 17:05
Dritare.net

“E dinim që me Juven do të ishte e vështirë, por tani duhet të përqendrohemi te Kupa e Italisë dhe sfida e së enjtes kundër Xhenoas. Ne jemi një skuadër e përgatitur për të dhënë 100 për qind, kemi objektiva të rëndësishëm për të arritur, siç është mbijetesa, por edhe në kupë mund të bëjnë më shumë. Pastaj, duke parë se arritëm t’i rezistonim Juves për 60 minuta në kampionat, në kupë, duke mundur Xhenoan, mund të kemi shansin që të presim në turin e radhës Juventusin dhe të tentojmë revanshin kundër tyre”./D.M-Dritare.net

















