Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Arjan Ndoj dhe Aleksandër Laho dalin nga spitali. Ja çfarë thanë kur u pyetën për Redjan Rrajën!

Arjan Ndoj dhe Aleksandër Laho dalin nga spitali. Ja çfarë
Prokurori Arjan Ndoj  dhe Aleksandër Laho i njohur si "Rrumi" kanë dalë nga spitali i Durrësit, disa javë pas atentatit me armë në Shkozet, ku gjeti vdekjen shoferi, Andi Maloku.

Ndoj shkoi në shtëpi me makinë private, shoqëruar nga familjarët, ndërsa Laho me autoambulancë.

Mësohet se, prokurori dhe "Rrumi" janë pyetur disa herë në lidhje me ngjarjen, por ata vazhdojnë t'i qëndrojnë deklaratës fillestare, duke thënë se nuk kanë asnjë konflik të hapur me ndonjë person, aq më tepër me të arrestuarin Redjan Rraja.

Ndoj ka mohuar të ketë konflikte me Rrajën, ndërkohë grupi hetimor ka arritur në konkluzionin se dokumentet e gjetura në automjet nuk kanë lidhje me dosjet e humbura nga Prokuroria e Durrësit.

Grupi i hetimit është në pritje të rezultateve të analizave të ADN-së, të cilat nuk i kanë mbërritur Prokurorisë, për të ndihmuar në krijimin e profilit të personave që janë ndodhur në automjetin, që dyshohet së është i autorëve./E.B-dritare.net