Arbër Zaimi: Kosova dhe Shqipëria nuk kanë luks për konflikte

I ftuar në Arena nga Dritan Hila, në RTV ORA, zyrtari i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi komentoi shengenin Ballkanik.

Zaimi tha se Kosova dhe Shqipëria nuk kanë luks për konflikte.

Zaimi: Kosova dhe Shqipëria nuk e kanë luksin që të kenë konflikte institucionale , apo ftohje midis vartësve të institucioneve. Unë mendoj se kjo nuk do të ndodhë, do të kultivohen marrëdhënie të mira, dhe mendoj se sa i përket Vetëvendosjes, ne do të përpiqemi që për çështje që kanë të bëjnë me tema kombëtare dhe interesin kombëtar, të kultivojmë marrëdhënie te mira me të gjithë, dhe ne do të luajmë rolin konstruktiv dhe të katalizatorit aty ku mundemi dhe sa mundemi. Sa i përket projekt marrëveshjes për Shengenin, ose Zonës Ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimorë, unë ndaj shqetësime me ambasadorët, sa i përket faktit se asnjëherë iniciativa të tilla nuk mund të shqyrtohen vetëm në tematika tregtare, por gjithmonë mbartin edhe ngarkesa edhe impakte gjeopolitike, dhe këto i kemi analizuar dhe mbajmë një qëndrim Për to./ I.M-Dritare.net

LEXO DHE :  Ja si funksionojnë sajtet e lajmeve sham që po fitojnë miliarda lekë me audiencë false!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.