
Arbana Osmani, Blendi Fevziu, Rudina Magjistari, të dielën me fëmijët
E Diel 8 Tetor 2017, 18:06
Dritare.net

Arbana Osmani ka postuar një foto, ku është e rrethuar nga 3 fëmijë, ndër to edhe nga djali i saj i vogël, Joni. Ajo, duket shumë e lumtur, gjë që e ka shprehur edhe përmes fjalëve të shkruara: "Nëse je i lumtur dhe e di këtë, përplasi duart", gjë të cilën po e bën edhe Arbana.
Po ashtu, edhe moderatori i njohur, Blendi Fevziu duket se ia ka përkushtuar ditën e sotme, vajzës së vogël, që para ca ditësh kishte dhe ditëlindjen. Ai e ka cilësuar këtë foto, si "foton e ditës".
Ndërsa moderatorja, Rudina Magjistari, është kthyer pas me kohë e ka postuar një foto kur ka qenë në Selanik bashkë me vajzën e saj të vogël, Mia. Foto, e cila sipas saj gjithnjë i është dukur si skenë filmi./D.G.-Dritare.net

















