Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Amarda Toska për Ermal Mamaqin: Është koha që të gjithë ta kuptojnë leksionin tënd

Amarda Toska për Ermal Mamaqin: Është koha që të
Filmi i shumë përfolur, nga Ermal Mamaqi, I Love Tropja, u publikua dy ditë më parë. Si çdo realizim i madh, u shoqërua edhe me kritika.

Bashkëshortja e tij, Amarda Toska, përmes një postimi në instagram, ka shkruar një dedikim për të. Për Amin, suksesi i këtij filmi ishte i paimagjinueshëm, por tashmë kjo është një ëndërr e bërë realitet. Ajo shkruan se Ermali është i vendosur për ta bërë fakt vizionin që ka, ndaj të gjithë duhet ta kuptojnë këtë.

"Duket e paimagjinueshme por u be realitet ...Pallati kongreseve ne nje kinema gjigande me 6 orare ne dite per 2 jave rresht per @ilovetropoja_filmi @ermalmamaqiofficial un e njoh mire intuiten tende dhe guximin per ta bere fakt ate qe ke vendosur ne vizionin tend. Eshte koha ta kuptojne te gjithe! E ndoshta ka nje leksion te vogel ne kte histori: LIMITET JANË VETEM MENDIMET TONA! QENDRO I FOKUSUAR NE ENDRREN TENDE DHE PUNO CDO DITE PER TA ARRITUR ATE. Krenare dhe e lumtur per ty ( dhe qe te kam❤)", shkruan Ami në instagram./L.F-dritare.net