Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Albana Osmani në Tonight Ilva Tare, tregon si e krijoi nismen ti je një luledielli

Albana Osmani në Tonight Ilva Tare, tregon si e krijoi nismen ti je
Albana Osmani, drejtuesja e nismës “Ti je një luledielli” zbuloi në Tonight Ilva Tare shtysën e saj për të krijuar këtë sipërmarrje. Sëmundja e kancerit që kishte prekur mamanë e shoqes së saj të ngushtë, e cila u nda nga jeta edhe pas kurës shumë të shtrenjtë që mori, e bëri Albanën të reflektonte dhe të bënte diçka për t’i ardhur në ndihmë këtyre personave. Dhe rezultati është nisma e shkëlqyer “Ti je një luledielli që mbledh fonde për fëmijët e prekur nga kanceri dhe që Albana kërkon ta bëjë ndëkombëtare.

E kam nisur thjeshtë, duke u gjendur me njerëz pranë meje që, ose kishin humbur të shtrenjtët e tyre nga sëmundja e shekullit që është kanceri, ose ishin vetë duke kaluar fazat e procesit të kimioterapisë, pra shumë njerëz të prekur nga kjo sëmundje. Një prej tyre ishte dhe mikesha ime që jam rritur me të, Klara Aliaj, e cila në një periudhë shumë të vështirë të jetës së vet, të ëmën e kishte shtruar dhe po kryente kimioterapinë, nuk kishte më para për të paguar këtë proces që është goxha i shtrenjtë. Klara mori një kredi, pagoi çfarë i duhej për mamanë, mamaja nuk ia doli, ndërroi jetë dhe Klara vazhdoi të paguante kredinë dhe për muaj të tjerë, ajo ishte çdo ditë pranë meje dhe të jem shumë e sinqertë, ishte një ndër njerëzit që mua më frymëzoi dhe po mendoja, çfarë dreqin po bëjmë ne në këtë vendin tonë kur unë kam kaq pranë vetes njerëz të tillë. Çfarë po bëj unë, kam ngritur një profil publik me kaq vite punë dhe me një reputacion që jam përpjekur ta ruaj dhe ta mbroj me jetën time sepse kështu jam edukuar që nga familja mbase dhe kështu do vazhdoj ta ruaj, dhe thashë që duhet të mendoj të bëj diçka për njerëzit, për Klarën në fjalë, shoqen time që e dua shumë por si Klara kishte shumë./dritare.net