
Ursula von der Leyen vizitë zyrtare në Ballkanin Perëndimor. Ja kur vjen në Tiranë!
Dritare.net
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të vizitojë këtë javë Ballkanin Perëndimor.
Të mërkurën, 26 tetor, Ursula von der Leyen do të shkojë në Shkup në Maqedoninë e Veriut, të enjtes e 27 tetorit në Tiranë dhe Prishtinë, të premten viziton Bosnje Hercegovinën dhe Serbinë. Vizita e presidentes së Komisionit Evropian përmbyllet të shtunën, ku do të vizitojë Malin e Zi.
Bashkimi Evropian ka përsëritur se lidhjet me vendet e Ballkanit Perëndimor i sheh me një rëndësi të veçantë dhe ka ritheksuar gatishmërinë që ato lidhje të forcohen.
Gjithashtu BE-ja është shprehur e gatshme të përfshijë edhe vendet e këtij rajoni në disa politika të saj, përfshirë edhe në planet për sigurimin e burimeve të reja të furnizimit me energji elektrike, gaz dhe naftë, në kohën kur BE-ja po ndërmerr masa për të zvogëluar ndikimin nga Rusia/Xh.Xh/dritare.net

















