
SPAK mbyll hetimet për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, nën hetim edhe nëna e Kryemadhit
Dritare.net
Nëntë muaj pas arrestimit të Ilir Metës, SPAK ka mbyllur hetimet për aferën CEZ-DIA dhe çështjen e lobimit të LSI në SHBA, duke marrë të pandehur edhe figura të tjera të afërta me çiftin Meta-Kryemadhi.
Për herë të parë, Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit, rezulton zyrtarisht nën akuzë, megjithëse ndaj saj nuk është caktuar asnjë masë sigurie.
Ajo është paraqitur sot në SPAK për t’u njohur me akuzën, së bashku me Ema Çokun, miken e Kryemadhit, dhe Pirro Xhixhon, ish-drejtorin e AKEP.
Ilir Meta akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, dhe ndodhet në arrest me burg që nga tetori 2023.
Monika Kryemadhi është në detyrim paraqitje dhe pritet të paraqitet nesër në SPAK në orën 13:00 për t’u njohur me dosjen.
Ema Çokut i është komunikuar akuza për pastrim parash, ndërsa Pirro Xhixho për korrupsion pasiv.
Sipas SPAK, Meta dhe Kryemadhi, tashmë të divorcuar zyrtarisht, kanë përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme përmes pushtetit të ushtruar ndër vite, duke përfshirë në skemë edhe familjarët e tyre për të fshehur burimin e pasurive./L.F-dritare.net

















