
Berisha: Ja çfarë më lehtësoi në dasmën e tim biri!
Dritare.net
Dasma e çiftit Shkëlzën Berisha me Armina Mevlanin ishte ndër më të komentuarat në rrjet pasi ishte planifikuar prej kohësh dhe u realizua në fund të shtatorit të këtij viti.
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka komentuar dasmën e të birit në intervistën e tij të fundit duke thënë se ishte i lehtësuar, pasi dyshja nuk e kishin ngarkuar me ndonjë detyrë lidhur me organizimin e dasmës.
“Dasma është një moment gëzimi, shumë i veçantë. Është ceremonia e jetës së njeriut në të cilën mbi të gjitha ndan gëzimin me gjithë të tjerët. Ishte një dasmë ku Shkelzeni dhe Armina ndanë gëzim me gjithë të ftuarit.
Meqenëse nuk më kishin ngarkuar asnjë detyrë isha më i lehtësuari aty pasi ata kanë pasur shumë ngarkesë në përgatitjen e saj. Por kishin bërë një punë të shkëlqyer, i përqafoj”, tha Berisha.
Ndër të tjera, Berisha bëri edhe një vlerësim për Armina Mevlanin.
“Armina erdhi në shtëpinë tonë si vajza jonë e dytë dhe ka të gjithë dashurinë dhe respektin tonë”, tha Berisha./Xh.Xh/dritare.net

















