
Adrian Gaxha dhe Lindon nuk flasin me njëri tjetrin
Dritare.net

Bashkëpunimin dyshja e trashën edhe në shtëpinë muzikore Brick Records të hapur disa muaj më parë megjithatë kjo tashmë i përket të kaluarës. Dyshja tashmë kanë ndarë rrugët artistikisht!
Zhvillimi, sic mëson Prive.al ka ndodhur ditëve të fundit dhe shkas kanë qenë mosmarrëveshjet mbi respektimin e kontratave dhe obligimeve që derivojnë nga to. Lindoni, tashmë ka ndërprerë edhe koncertet e përbashkëta me Adrianin e Florianin dhe në profilet e tij më nuk gjendet Brick Records tek biografia. Edhe i vetëm, tashmë nën shoqërimin e shpeshtë me Darko Dimitrov, 26 vjecari po korr suksese të mëdha. Si tekstshkrues i projekteve të sukesshme sic është ‘Nëntori’ i Arilena Arës e këngë të tjera, ai po betonizon emrin e tij si sukses në artin shqiptar. /Prive.al

















