A e manipuloi Brovina foton e ushtarëve serbë me kosovaren? Fotoja gjendet në një faqe në Irak

Fotografia që e ka publikuar sot deputetja e PDK’së, Flora Brovina, të një gruaje kosovare që është dhunuar nga forcat serbe, gjenden në një sajt pornografik të Irakut.

Nga të gjitha viktimat shqiptare, nga 20 mijë gra të dhunuara në luftë, nga mijëra fëmijë të masakruar nga forcat serbe, Flora Brovina kishte zgjedhur një fotografi të një vajze që, sipas saj, ishte nga lufta e Kosovës për t’i dëshmuar krimet serbe.

 

Fotografia identike e publikuar nga Brovina, gjendet në Google, e publikuar në Irak. Eshtë e njëjta ai vend i ngjarjes, ku shihet një grua duke u dhunuar dhe disa ushtarë rreth saj. Sipas informacioneve, këto fotografi janë përdorë në vitin 2004 nga irakianët për propagandë ushtarëve amerikanë.

Gazeta Express ka provuar ta marrë në telefon Brovinën për ta pyetur deputeten mirëpo deputetja s’ka qenë e qasshme.

 

LEXO DHE :  I dënuar në Itali/ Valdrin Pjetri jep shenjat e gishtave në policinë e Shkodrës

Gjatë ditës, Brovina ka thënë se ka leje nga vajza e dhunuar gjatë luftës për ta publikuar atë fotografi.

Ajo madje tha se e ka marrë lejën nga familja e viktimës për t’ia publikuar fotografinë në Kuvend.

Për këtë fotografi reaguan rrjete të grave, deputete, presidentja Atifete Jahjaga e shumë nga shoqëria civile.

Feride Rushiti, themeluese e qendrës se rehabilitimit të viktimave seksuale , ka thënë për Gazetën Express, se gruaja për të cilën foli sot në Kuvend deputetja e PDK’së, nuk është e regjistruar në qendrën e tyre dhe as nuk e dinë për kë bëhet fjalë.

“Nuk është kliente e jona. Ajo [Flora Brovina] nuk na ka treguar se cfarë fakte ka, vetëm na ka thënë se ka fakte, por nuk na ka treguar ato”, ka thënë Rushiti.

Gjatë ditës ka pasur shumë reagime për publikimin e  kësaj fotografie. /I.M-Express

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.