
8 këshilla të shkëlqyeshme për një lëkurë të pastër
Dritare.net

Pamja është e rëndësishme, por gjithashtu lëkura e fytyrës tregon shumë për gjendjen dhe shëndetin tuaj.
Jo të gjithë mund të lindin me një bukuri të rrallë, prandaj bukurinë mund ta bëjmë edhe vetë duke u kujdesur.
Dritare.net sot në këtë artikull do ju tregojë disa truke që do ju ndihmojnë të kujdeseni për fytyrën që të duket gjithmonë e freskët.
Mos përdorni krem për foshnje
Ju kanë sugjeruar shpesh herë të përdorni këtë lloj kremi për ta bërë lëkurën tuaj më të butë, veçanërisht në mot të ftohtë ku lëkura mund të acarohet shumë lehtë. Por ju nuk mund ta përdorni kremin e foshnjave gjithmonë, këshillohet vetëm për disa kohe sepse ky krem përmban lanolin që është i dobishëm vetëm për fëmijët sepse qelizat e lëkurës së një foshnje rinovohen shpejt dhe nuk kanë kohë për të prodhuar mbrojtje natyrore. Por ky përbërës është i dëmshëm për të rriturit.
Aplikoni krem në lëkurë të lagur
Kur lani fytyrën lëreni të thahet në mënyrë natyrale, dhe mos e thani me peshqir. Sepse aplikimi i kremit në lëkurë të lagur është mënyra më e mirë për t'i dhënë atij një nxitje të lagështisë dhe lëkura juaj do të jetë në gjendje të marrë më shumë veti ushqyese nga kremi.
Përdorni sode buke si një pastrues fytyre
Soda e bukës është një produkt i përdorur në shumë raste. Ju mund ta përdorni atë edhe në maska të ndryshme edhe si krem.
Mbajeni kremin e syve në frigorifer
Të gjithë zgjohemi në mëngjes me sytë e fryrë dhe asnjëherë nuk kemi mundur të gjejmë një ilaç të duhur që të na ndihmojë të fshehim këtë problem. Dritare.net ju sugjeron që kremin që ju përdorni gjithmonë për sytë, mbajeni në frigorifer që të jetë një masë e ftohtë kur ju ta aplikoni në mëngjes te sytë.
Përdorni pjesë plastike për pikat e zeza në fytyrë
Realizimi i këtij truku mund të bëhet vetëm 10 minuta pasi të keni bërë dush ose pasi keni larë fytyrën, aplikoni një shtresë kremi në fytyrë në zonat ku keni pika të zeza. Vendosni mbi kremin e aplikuar në fytyrë një pjesë plastike. Pastaj mbulojeni fytyrën me një peshqir të ngrohtë. Prisni 10 minuta dhe pastaj hiqni të gjitha, duke përfshirë edhe kremin e fytyrës në fund pastroni lëkurën me një pecetë të butë.
Lani fytyrën dy herë në ditë
Është shumë e këshillueshme që ta lani fytyrën të paktën dy herë në ditë. Çdo mëngjes dhe në darkë pas një dite të gjatë e të lodhshme.
Përzieni aspirinë me vaj calamine
Kjo lloj maske është shumë efektive për të pasur një lëkurë të butë dhe të pastër. Merrni një aspirinë shtypeni shumë pastaj përziejini me pak disa pika locion calamine. Calamine është një ilaç për fëmijët. Lëreni 15 minuta në fytyrë pastaj shpëlajeni me ujë të bollshëm pa e irrituar fytyrën.
Lëkura e lodhur e syve
Nëse punoni me orare të zgjatura dhe nuk flini sa duhet, lëkura rreth syve tuaj mund të fryhet të marrë një ngjyrë të zezë dhe të thahet. Mëngjesin e çdo dite kur niseni për punë, aplikoni tone që arrijnë të fshehin ngjyrën e errët të syve. Mos e teproni me make-up por përdoreni aq sa duhet për tu dukur bukur. /A.C/dritare.net

















