Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

5 mënyra si të gjeni punën që ju dëshironi

5 mënyra si të gjeni punën që ju dëshironi
I ndryshoni shpesh punët nga njëra te tjera, sepse nuk jeni të lumtur aty ku ju punoni? Nuk keni dëshirë të shkoni në punë? Kjo ndodh sepse gjendeni në vendin e gabuar të punës.

Dritare.net do ju tregojë 5 mënyra si të gjeni vendin ideal të punës. Shikoni më poshtë!

1. Duhet të dini se çfarë ju pëlqen të bëni

Filloni bëni një listë të aktiviteteve që pëlqeni të bëni çdo ditë. Nëse ju gjeni se cila është puna që pëlqeni të bëni, ajo nuk do ju duket aspak si ‘punë’. Sapo të dini se cilat janë pikat tuaja të forta, ju do keni mundësi të zgjidhni shumë lloje të ndryshme punësh, të cilat do ju japin mundësinë të përdorni ato pika të forta. Dritare.net gjithashtu ju sugjeron të zgjidhni një punë që përputhet me vlerat tuaja. Një punë ku mund të ndiheni mirë, vetvetja dhe në rrugën e duhur.

2. Provoni punë të ndryshe, për të gjetur të duhurën

Nëse punoni në një kompani që ju lejon të provoni disa pozicione pune, qoftë edhe si vullnetar, shfrytëzojeni si mundësi. Kështu ju do mund të gjeni pozicionin e duhur apo atë që dëshironi në atë kompani. Nëse nuk e gjeni, dritare.net ju sugjeron të shkoni në kompani të tjera dhe në vende të tjera pune, derisa të gjeni të duhurën.

3. Gjeni arsyen pse nuk iu pëlqen puna juaj

Të gjesh arsyen pse nuk ju pëlqen puna ku po punoni, është shumë e dobishme. Nëse ju jeni të aftë të gjeni çfarë nuk shkon që puna në të cilën jeni është e mërzitshme. Kështu ju do të keni mundësi të gjeni një vend pune, që përshtatet me ju dhe iu vlerëson për punën. Studimet kanë treguar se ndjenja e përkatësisë është shumë më e rëndësishme në një vend pune, sesa pozicioni juaj apo paga.

4. Bëni kërkime përpara se të shkoni në një punë

Përpara se ju të shkoni në një punë, duhet të bëni disa kërkime për atë kompani, apo pozicion pune ku do të jeni.  Kjo do t’ju ndihmojë të shkoni në një vend që përputhet me vlerat tuaja.

5. Rregulloni qëndrimin tuaj

Nëse keni provuar shumë punë dhe sërish jeni të pakënaqur, është koha të reflektoni dhe ta shikoni problemin tek vetja juaj. Ajo që ju duhet të bëheni është të rregulloni qëndrimin tuaj dhe të përshtateni./E.B-dritare.net