Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

5 maska të thjeshta për fytyrën në pranverë!

5 maska të thjeshta për fytyrën në pranverë!
Lëkura e fytyrës pas dimrit  duhet duhet të trajtohet  me maska për t’iu rikthyer energjia dhe butësia. Ne të dritare.net sot në këtë artikull do tregojë  5 maska të thjeshta që mund t’i përgatisni në kushte  shtëpie, për t’i dhënë lëkurës shkëlqimin e duhur dhe për ta përgatitur atë siç duhet ndaj ekspozimit ndaj diellit.

Maskë me bajame

Nëse pas dimrit lëkura juaj është shumë delikate provoni një maskë të bërë nga bajamet. Për ta përgatitur atë ju duhet të shtypni 50 gram bajame, së bashku me 50 gram ananas. Përziejini mirë derisa masa të bëhet homogjene dhe qetësisht aplikojeni në fytyrën tuaj dhe mbajeni për të paktën 15 minuta.

Pak selino për më shumë  energji në lëkurën tuaj

Nëse keni fytyrë të zbehtë, ideale është që të përgatisni një maskë me bazë selinoje, por të pasuruar edhe me vetitë ushqyese të mollës, karrotës, mjaltit. Shtypni gjysmë molle me një karotë dhe 50 gram selino. Pastaj përziejeni masën me 1 lugë gjelle rikotë dhe mjaltë. Në fundi aplikojeni përzierjen në fytyrën tuaj dhe mbajeni për 20 minuta. Është një mënyrë shumë efektive për t’i dhënë fytyrës tuaj shuëm energji.

Mjaltë për sa më shumë shkëlqim

Provoni një maskë super të shpejtë me mjaltë. Përzieni disa lugë gjelle mjaltë me lëng limoni derisa përzierja të mund të qëndrojë në fytyrë. Mbajeni vetëm disa minuta dhe më pas të shpëlajeni. Mjalti ka fuqi të larta kalorike dhe limoni shërben për të pastruar.

Veza e ushqen lëkurën

Nëse lëkura është shumë e thatë, ju mund të përgatisni një maskë të bërë me të  verdhën e vezës, qumësht, mjalt dhe pana kuzhine. Masën e formuar nga këto përbërës përhapeni në fytyrën tuaj dhe prisni 20 minuta para se ta shpëlani butësisht me ujë të ngrohtë.

Vitamin C për tu mbrojtur nga plakja

Përdorni sa më shumë kivi sepse është i pasur me vitamin C. Thjesht përzieni tulin e një kivi me pak mjaltë, kos të thjeshtë dhe paklimon. Pastaj lyeni fytyrën dhe mbajeni për disa minuta./A.C/dritare.net