
21 arsye për të vizituar Shqipërinë, para se të bëhet super e frekuentuar
Dritare.net

Shqipëria është një nga ata vende që shumë turistë harrojnë se ekziston.
E vendosur në Evropën Juglindore, është vërtet vendi më i mirë që mund të shkoni ndonjëherë me pushime. 1. Është vend i qetë
Në Europë, gjatë verës, është e pamundur t’i shpëtosh turmës, veçanërisht në bregdet. Kroacia, Italia, ishujt grekë...kudo është plot njerëz. Epo, jo Shqipëri. Në krahasim me vendet fqinje, është e pashfrytëzuar në turizëm. 2. Por nuk do të jetë për shumë gjatë
View this post on InstagramEnough about me. I wanna hear about you.
What was the best thing that happened to you this summer? Or your favorite moment? - ? @evkasaj
Shqipëria po përpiqet të integrohet në BE dhe po investon gjithnjë e më shumë në turizëm. Kështu, vizitojeni përpara se të bëhet trend për turistët dhe të mbushte plot njerëz. 3. Plazhet janë mahnitëse Plazhet me rërë të bardhë në jug të vendit janë një parajsë e vërtetë. Uji është i ngrohtë, i kripur, dhe shumë blu. 4. Malet janë po aq të bukura
View this post on Instagram
Nëse ju pëlqen alpinizmi, patjetër duhet të ngjisni malet e veriut të Shqipërisë. Pamjet malore rivalizojnë Alpet, dhe të ofrojnë një panoramë mahnitëse. Valbona dhe Thethi janë dy destinacionet e preferuara, me bujtina të vogla të cilat të bëjnë të qëndrosh aty përgjithmonë. 5. Ushqimi është i mrekullueshëm
Ushqimi që do të gjeni më shumë në restorante, është vendas dhe organik. Do të vini re ngjashmëri me ushqimin grek, megjithëse pjatat tipike shqiptare janë unike. Qofte, fërgesë, byrek, trileçe etj. 6. Të mos flasim për shijet e detit
Qytetet bregdetare ofrojnë ushqim të freskët deti, që kapet në mëngjes për t’u servirur gjatë ditës. Më tipike është peshku me perime i pjekur në skarë, ose kallamari i përgatitur me limon, po në skarë. 7. Njerëzit janë shuuumë miqësorë
Nuk ka fjalë për ta përshkruar mikpritjen e shqiptarëve. Ecjet në rrugë nuk mund të të kalojë pa biseda. Ata duan të sigurohen që ju po ja kaloni mirë në vendin e tyre dhe janë të gatshëm t’ju ofrojnë ndihmë. 8. Madje, madje, është dhe lirë
View this post on InstagramSaluti da Ksamil #loveforsea #albanianholidays #ksamil #albania #korcabeer #korca #beer
Në krahasim me Greqinë, Italinë apo Kroacinë, në Shqipëri nuk shpenzon shumë para. Një vakt në një restorant mund të të shkojë jo më shumë se 10 dollarë, ndërsa në bare pijet janë 1 ose 2 dollarë. 9. Ka shumë qytete të vjetra Gjirokastra është qyteti i vendosur në kodra dhe mbrohet nga UNESCO. Ju mund të ecni në rrugët me kalldrëm deri në kështjellën në majë të kodrës, që ofron një pamje befasuese të luginave poshtë. 10. Dhe kryeqyteti, Tirana, është modern
Pasi të keni kaluar ca ditë në qytetet e vogla rurale dhe në bregdetet e Shqipërisë, Tirana mund t’ju ngjajë komplet ndryshe. Është një qytet i zhurmshëm dhe njihet për ndërtesat e larmishme, të vjetra e të reja. Sigurohuni që të shkoni në Dajt, për ta pasur kryeqytetin në pëllëmbë të dorës. 11. Gjithçka është një aventurë më vete
Ta quash kaotik sistemin e transportit publik në Shqipëri, është një nënvlerësim. Edhe pse nuk ka një sistem online për të kontrolluar oraret, por duhet të shkosh te stacioni, duhet të pranojmë se njerëzit janë shumë miqësorë dhe përvoja nuk bëhet stresuese. 12. Kudo që të shkosh, do pish një gotë
Ballkanasit e bëjnë vetë rakinë, zakonisht me rrush. Këtu nuk bën përjashtim as Shqipëria. Vendasit e pinë rakinë si ujë dhe e kanë zakon që po erdhi një mik, e ftojnë për një gotë. 13. Shqipëria ka vendndodhje të përsosur, për këdo që udhëton në Europë
Nga Shqipëria, me një traget arrini në Itali, me një autobus në Greqi, Kroaci, Kosovë, apo Serbi. Nëse jeni duke planifikuar një udhëtim të gjatë në Europë, Shqipëria duhet të jetë në itinerar. 14. Ka aq shumë për të parë, saqë nuk ju mjaftojnë as tri javë
Njerëzit e kanë zakon të shkojnë dy ditë në Sarandë, pastaj një ditë në Tiranë dhe largohen. Bëjini vetes një favor, vizitojeni më shumë këtë vend dhe do mbeteni të mrekulluar. 15. Ka vende për të gjithë, pavarësisht preferencave personale
Saranda, përveç plazheve të bukura, ka dhe klube të hapura përgjatë natës ku mund të argëtoheni pafund. 16. Për qetësi, është Thethi