
17 autobusë me “Ballistë” drejt “San Siro”-s, por zhgënjejnë tifozët e Milanit
E Enjte 17 Gusht 2017, 11:11
Dritare.net

17 autobusë me “ballistë” janë nisur drejt Italisë për të mbështetur nga afër ekipin e tyre të zemrës kundër Milanit në ndeshjen që do të zhvillohet sot në “San Siro”. Tifozëve u është kërkuar që të mbajnë shalle dhe fanella të Shkëndijës, ndërsa nga klubi bëhet e ditur se 17 autobusë tashmë janë rrugës për në Milano.
MILANI, APEL TIFOZËRISË
Klubi i Milanit njoftoi se deri dje ka shitur 33 mijë bileta për ndeshjen kundër Shkëndijës, ndërsa u ka bërë thirrje tifozëve që të jenë sa më të shumtë në numër pasi nuk është ndeshje e lehtë dhe skuadra ka nevojë për mbështetjen e tyre. Shifrat e ndeshjes së Kraiovës (65 mijë tifozë) vështirë të arrihen, pasi mesi i gushtit zakonisht është kohë pushimesh për italianët./panoramasport

















