Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

14 restorantet më të çuditshme që keni parë ndonjëherë!

14 restorantet më të çuditshme që keni parë
Tashmë njerëzit që i përkasin shtresës së lartë, kërkojnë të frekuentojnë restorantet ku gjithçka është unike, me ushqim që s'mund ta gjesh në vend tjetër, bukur, e herë-herë edhe aventuriere.

Ne të dritare.net sot në këtë artikull do t'iu tregojmë 14 restorantet më të mahnitshëm dhe më të çuditshëm që mund të keni parë ndonjëherë.

Pjatat në formën e tualetit

Koncepti i këtij restoranti në Kinë bazohet vetëm në pajisjet e banjos. Karriget janë tualete, por këtu shërbejnë për në kuzhinë jo në rolin parësor që kanë dhe i përdorin të gjithë. Për shumë turistë kjo mund të duket jo shumë normale.

Restoranti me dizajnet  kozmike

Një nga restorantet më të shtrenjta në Ibiza në hotelin Hard Rock në Playa de Bossa.  Çdo darkë zhvillohet në një atmosferë që përfshin një përvojë të pabesueshme të realitetit virtual. Ky  restorant mund të marrë maksimumi 12 vizitorë, të cilët mund të hyjnë në këtë botë fantastike të mbushur me imazhe magjike që të japin shumë emocione.

Një darkë në qiell, Arabi

Darka në qiell në Dubai është një koncept i mahnitshëm dhe unik. I gjithë restoranti është një tavolinë e ngritur lartë nga një vinç në një lartësi prej 50 m.

Restorant Aiguille du Midi në një lartësi prej 3842 m

Ky është një restorant i mrekullueshëm, me pamje  që realisht mund të të tremb.  Ndodhet në majë të Alpeve franceze, në masivin e Mont-Blanc. Ky është një vend që çdo njeri duhet ta vizitojë të paktën një herë në jetë.

Udhëtim në një nga malet, në Kinë

Këtu është një sfidë për njerëzit që ngjisin malin prej 2.160 m të lartë për të konsumuar një gotë çaj.

Restoranti poshtë një ujëvare

Në Filipine, në afërsi të qytetit të San Pablo, qëndron bukur Villa Escudero Resort. Restoranti i saj ndodhet poshtë  ujëvarës!

Darkë në një burg

Restoranti Alcazar E.R. në Tokio kujton jetën në burg. Të gjithë vizitorët ulen në qeli në ndryshme, dritat janë të zbehta kudo.Është një nga vendet më të bukura për të festuar edhe Halloween.

Tavolina të veçuara, e të rrethuara me xham, Londër

Kush nuk do dëshironte të kalonte një darkë me miqtë ose me njerëzit e dashur në këtë vend fantastik. Nëse dëshironi të shkoni, vetëm mos harroni të bëni një rezervim! Është një vend që ka shumë njerëz.

Amsterdam, vendi ku është dimër gjatë gjithë vitit

Nuk është e nevojshme të shkoni deri në Polin e Veriut për të ndjerë ato temperaturat e ulëta.  Temperatura mesatare në sallën e akullit është -10 gradë. Por mos u shqetësoni! Stafi ofron  për mysafirët veshje të veçanta të ngrohta.

Restoranti mes Oqeanit Indian

Emri i restorantit është "The Rock" dhe e ka një arsye pse është zgjedhur ky emër. Restoranti është i izoluar nga qyteti dhe nëse dëshironi ta vizitoni ju duhet të merrni një varkë për të arritur atje.

Të drekosh së bashku me gjirafat

Njerëzit që e duan natyrën, në çdo udhëtim ja dedikojnë kohën eksplorimit të vendeve më të rralla. Të hash një vakt në këtë restorant  është një eksperiencë dhe një aventurë. Atje gjirafat janë shumë miqësore dhe vijnë çdo moment pas jush  edhe nëse ju jeni duke ngrënë.

Në Amsterdam ndodh, që të hash darkë në errësirë

Këtu ju mund të dëgjoni, ndjeni, nuhatni, flisni, dëgjoni, imagjinoni dhe përjetoni, ndërkohë që hani  ushqimin.  

Restorant i krijuar në folenë e zogjve, nga ku sheh një pamje mahnitëse

Këto fole ndodhen  rreth 48. 768 m mbi tokë.  Ky vend duhet të vizitohet nëse shkoni në Tajlandë.

 Restoranti nënujor në Anantara Kihavah Villa 

Në rast se doni t'i bëni pushimet tuaja në Maldive edhe më emocionuese, aty është një restorant nënujor ku mund të eksploroni detin gjatë një vakti që konsumoni.  Aty do shijoni drekën apo darkën të rrethuar nga peshkaqenë, peshq dhe breshka./I.M/dritare.net