
12 ushqimet bimore që shërojnë dhimbjet e stomakut
Dritare.net

Ne të gjithëve kur na ka ndodhur jemi munduar ta shmangim këtë dhimbje duke përdorur mënyra ndryshme. Por dritare.net në këtë artikull do ju tregojë një listë të disa ilaçeve bimore që mund t’i keni në shtëpi, të cilat ju ndihmojnë shumë për të hequr qafe problemet që ju shkakton aciditeti.
Lista përmban 12 përbërës të thjeshtë, që mund t’i keni në kuzhinën ose frigoriferin tuaj çdo moment.
Borzilok
Vetitë qetësuese që kanë gjethet e borzilokut, do ju lehtësojnë menjëherë dhimbjet e shkaktuara nga aciditeti. Ju mund ta konsumoni borzilokun në mënyrën që doni, nëse jeni shumë keq mund të hani dy ose tre gjethe të freskëta borziloku, ose mund t’i zieni për disa minuta dhe të pini lëngun pasi të jetë ftohur. Kjo është një ndër mënyrat më të mira për të shëruar aciditetin.
Kopra
Nëse ndjeni se keni dhimbje në stomak, dhe ju përsëritet vazhdimisht, dritare.net ju sugjeron që pas një vakti të hani disa gjethe kopre të njoma, për të parandaluar aciditetin e stomakut . Çaji i koprës gjithashtu ndihmon edhe në tretjen e ushqimit.
Kanella
Aroma e kanellës shërben si një ilaç natyralë për të shëruar aciditetin në stomak, si dhe ndihmon në tretjen e ushqimit. Edhe nëse nuk keni dhimbje apo shenja të aciditetit në stomak, dritare.net ju sugjeron që të konsumoni çaj kanelle në mënyrë që asnjëherë të mos keni probleme me tretjen e ushqimit.
Dhallë
Nëse keni provuar shumë ilaçe të blera në farmaci dhe akoma nuk keni gjetur përmirësim, pini çdo ditë dhallë dhie, sepse përmban acid laktik që normalizon aciditetin në stomak.
Lulet e karafilit
Bima e karafilit që mbin vetë në mënyrë natyrale jo e kultivuar, ndihmon në problemet me aciditetin në stomak. Merrni disa lule të karafilit të egër dhe mund ti konsumoni edhe si çaj për të parandaluar çrregullimet e tretjes. Shtojeni karafilin edhe në ushqimet e tjera që konsumoni, sidomos tek fasulja. Sepse konsumimi i fasules shkakton shumë fryrje në stomak.
Farat e qimnonit
Qimnon është një lloj fare, me të cilën prodhohet një lloj erëze që e përdornin gjermanët. Kjo farë ndihmon si një neutralizues i rëndësishëm i aciditetit në stomak. Merrni pak nga këto fara i hidhni në një gotë, shtoni edhe ujë të zier dhe këtë lëng të formuar nga vetë ju, pijeni pas çdo vakti nëse dëshironi të mos keni më dhimbje.-këshillon dritare.net
Xhinxher
Xhinxheri është një perim që ka shumë elementë ushqyes që ndihmon të jeni sa më të shëndetshëm. Mos u çudisni, por ju mund të konsumoni edhe disa feta të holla xhinxheri të freskëta dhe do shikoni që s’do të keni më probleme. Gjithashtu ju mund ta konsumoni xhinxherin edhe në mënyra të tjera, në një enë mund ta zieni për pak minuta dhe të pini lëngun e tij pasi të jetë ftohur.
Qumësht i ftohtë
Për ata që nuk janë laktozë intolerantë, qumështi mund të ndihmojë në stabilizimin e acideve në stomak. Ai është i pasur me kalcium, gjë që parandalon rritjen e acidit në stomak. Për të gjithë njerëzit është e këshillueshme të pinë një gotë qumësht të ftohtë në momentin kur kanë dhimbje.
Uthull molle
Siç po e shikoni lista e ilaçeve bio është shumë e gjatë, dhe është më mirë për ju, sepse besojmë që edhe uthulla mollës mund të gjendet lehtë në shtëpinë tuaj. Nëse keni shqetësime me aciditetin në stomak, uthulla e mollës është ilaç shumë i mirë, dhe mund ta konsumoni duke e përzier edhe me ushqimet që po hani.
Vaj kokosi
Nëse disa herë në javë ju konsumoni në sasi të caktuara vaj kokosi stomaku juaj do jetë i mbrojtur nga efektet e dëmshme të acidit.
Bananet
Kur bëhet fjalë për disa ushqime që ndihmojnë në shërimin e disa sëmundjeve, banania nuk përjashtohet kurrë. Sepse bananet përmbajnë antiacide natyrore që mund të veprojnë kundër acideve në stomak. Ky është ilaçi më i thjeshtë që mund të keni në shtëpi për shërimin e aciditetit. Nëse jeni konsumues të rregullt të bananes për çdo ditë, atëherë stomaku juaj qenka i mbrojtur mjaft mirë./A.C/dritare.net

















