Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

10 skenat që na bënë të dashurohemi me serialin “I Infiltruari”!

10 skenat që na bënë të dashurohemi me serialin “I
Nuk ka patur asnjë shikues që e ka nisur të shikojë “I Infiltruari” dhe e ka lënë atë përgjysëm. Nëpërmjet saj kemi përjetuar thyerje zemre, dashuri, urrejtje, padrejtësi, por edhe luftë të fortë kundër padrejtësisë. Ky serial është bërë pjesë e jetës tonë dhe shpesh e kemi gjetur veten duke dëgjuar fjalët e personazheve me shumë vëmendje, sepse kemi menduar që na drejtoheshin ne. Dritare.net ju sjell disa nga replikat që i kanë bërë njerëzit të ndihen sikur janë pjesë e kastit të serialit “I Infiltruari”.

Fysyn:”Nëse vëllezërit zihen, askush nuk del I fituar”.

Xhelal Baba: “Mos u shqetëso bir, askush nuk ka mbërritur vonë në varrimin e tij.”

Kudret: “Asaj që ti i thua tradhëti, unë i them dashuri Xhelal.”

Sarp: “Dua të të jap një përqafim të madh edhe të qaj!”

Aljanak: “Po shikoj një pikturë të lumturisë… Ç’pikturë, po shikoj një muze të tërë.”

Umut: “Të pata thënë që nuk do të fusja në jetën time asgjë që do të më detyronte të mos hiqja dorë prej teje… Paskam folur me fjalë të mëdha… duke të njohur ty, e kuptova këtë më mirë.”

Xhelal Baba: “Thanë për mua se kisha vdekur… Sa do të doja që të më kishte ardhur ky lajm edhe mua!”

Melek: “Jemi të detyruar që të qëndrojmë larg nga të gjithë përveç njëri tjetrit.”

Sarp: “Jam në një vrimë të errët… Jam pranë dritës dhe vendi i vetëm ku duhet të shkoj është pranë saj…

Melek: “Për herë të parë po e ndjej veten kaq pranë dikujt… Por në këtë situatë, nuk kam as idenë më të vogël se si duhet të sillem./M.S-Dritare.net