

Dritare.net ju sjell sot 10 mënyra përdorimi të pazakonta me mjaltin, që mund ti eksperimentoni lehtë në shtëpinë tuaj.
Mjalti është shërues i kollës
Mjalti është i mirënjohur për ndihmën që na jep kur jemi me kollë të tmerrshme dhe dhimbje të forta fyti. Mjafton që një lugë çaji me mjaltë të hani pas cdo vakti, ose ja shtoni qumështit apo çajit që jeni duke pirë dhe kolla do të zhduket.
Mjalti ndihmon kundër dehjes.
Për shkak të nivelit të lartë të fruktozës që gjendet në mjaltë, duke ngrënë një lugë mjaltë ose duke e shpërndarë atë në çaj, do të ndihmojë trupin tuaj të përpunojë alkoolin shumë më të shpejtë dhe neutralizojë toksinat në të. Kjo mund të largojë plotësisht gjendjen e keqe nga dehja në të cilën ju jeni në mëngjes.
Një maskë shumë e mirë me mjaltë
Jeni mësuar të ikni në qendra bukurie për të bërë maskat e përjavshme apo të blini maska të gatshme dhe ti aplikoni vetë në shtëpi. Tani nuk keni pse shpenzoheni kaq shumë, por as të harxhoni shumë kohë duke pritur në rradhë. Sepse me pak mjaltë do bëni mrekulli. Mjalti mund të përdoret si pastrues ose maskë hidratuese për fytyrën. Ndryshe nga shumica e maskave me bazë kimike, mjalti është gjithë natyral dhe një antibiotik. Ai heq qelizat e vdekura të lëkurës, bakteret dhe papastërtitë.
Mjalti si një antibiotik
Mjalti mund të aplikohet në një plagë për të shpejtuar shërimin dhe parandalimin e përhapjes së baktereve. Testet kanë treguar se mjalti mund të parandalojë përhapjen ose madje edhe të vrasë bakteret.
Mjalti ndihmë për një dietë
PërdorimI i papritur i mjaltit ndihmon në metabolizmin tuaj, i cili është një lajm i mirë për këdo në dietë. Çaji jeshil gjithashtu përshpejton metabolizmin tuaj, kështu që nëse e pini me mjaltë do të rezultojë si një dietë e dyfishtë për trupin tuaj.
Mjalti ndihmon me pagjumësinë
Vuani nga pagjumësia dh enuk keni arritur të gjeni një zgjidhje si të shpëtoni pres saj. Atëherë duhet tët hani ose të pini mjaltë para se të shkoni në shtrat. Sheqeri i përfshirë në mjaltë stimulon prodhimin e serotoninës, neurotransmetuesit përgjegjës për gjendjen tuaj të mirë që trupi juaj konverton në melatonin, një kimik i rëndësishëm përgjegjës për gjumin.
Mjalti shëron shpejt plagët
Nëse keni shenja të dukshme të akneve dhe doni që ato të bëhen më pak të dukshm. Mjafton të vini një shtresë mjalti mbi lëkurën ku keni aknet dh eta lini atë për 15 minuta që të jap efektin e duhur.
Mjalti përmirëson vizionin
Ekspertët vlerësojnë mjaltin për ndihmën e tij në përmirësimin e vizionit. Mund të heqë edhe problemet nga syri nëse syri është larë me një përzierje uji dhe mjalti. Mjalti i përzier me lëng karrote ndihmon në trajtimin e konjuktivitit, glaukomës dhe lodhjes nga shpenzimi i shumë orëve në kompjuter ose para ekranit të televizorit.
Mjalti zgjidhja për të zhdukur erën e gojës
Vetitë antibakteriale të mjaltit janë të dobishme në eliminimin e frymëmarrjes së keqe. Kjo përdorim i pazakontë i mjaltit përfshin përgatitjen mase të përbërë nga 1 lugë mjaltë, 1/8 lugë kanelle dhe gjysmë gotë me ujë të ngrohtë. E mira e kësaj metode është se fryma juaj do të ketë aromën e këndshme të kanellës, sugjeron dritare.net
Mjlati shëron lëkurën e thatë
Miliona njerëz përballen me problemin e lëkurës së thatë në bërrylat e tyre, duke rezultuar në miliona, nëse jo miliarda dollarë shpenzohen në krem hidratues të lëkurës, ju filloni të përdorni pa humbur kohë mjaltin sepse nuk ka për t’ju shgënjyer./A.C/ dritare.net

















