
Zyrtare, Mogherini: KE rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë
Dritare.net

Përfaqësuesja e Lartë e BE, Federica Mogherini gjatë fjalës së saj tha se Komisioni rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërine.
Raporti prej 37 faqesh është publikuar pak minuta më parë dhe me anë të cilit, Komisioni Europian i rekomandon anëtareve të BE-së, hapjen e negociatave të anëtarësimit me vendin tonë
“Zgjerimi rrit stabilitetin dhe sigurinë. Procesi është ndërtuar në kushtëzim të drejtë dhe rigoroz dhe cdo vend vlerësohet në bazë të meritës së vet për reformat. Do të them pak fjalë për Ballkanin Perëndimor. Do të shkoj, në Tiranë, Shkup, Podgoricë dhe Beograd. Ballkani është Europë dhe do të jetë pjesë e së ardhmes së BE, të fortë dhe stabël, është përgjegjësi e përbashkët. Ky është momenti që njohim arritjet pozitive. Kemi forcuar angazhimin me rajonin përmes strategjisë për Ballkanin, që kreu Juncker dhe duke përgatitur edhe samitin. Ende nuk ka zgjerim apo angazhimi ynë është i madh. Nga gjashtë partnerët, Serbia dhe Mali i Zi kanë ecura mirë, sot KE vendos që të hapen negociata hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, po punojmë për Bosnjen dhe progresin për Kosovën”, tha Mogherini./d.m-dritare.net

















