Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zv.ministri Bejtja: Brenda 15 dhjetorit përfundojmë verifikimin e banesave

Zv.ministri Bejtja: Brenda 15 dhjetorit përfundojmë verifikimin e
Zv.ministri i Infrastrukturës, Ilir Bejtja, ka thënë për ABC News, se brenda mesit të muajit dhjetor do të përfundojë i gjithë procesi i verifikimit të banesave në zonat e prekura nga tërmeti.

Më tej ai tha se, deri më tani janë vlerësuar 470 banesa, ritmet e punës së grupeve të inspektimit janë intensive, dhe brenda 2 ditësh procesi ka ecur mjaft mirë.

Bejtja u shpreh se, për tëgjithë banorët që banesat e të cilëve kanë dalë të pabanueshme, do të akomodohen në qendrat akomoduese ku janë të gjitha kushtet maksimale.

Banorët e mbetur pa shtëpi do të akomodohen në hotele ku janë të gjitha kapacitetet për të pritur personat që do të kërkojnë strehim. Atje ofrojmë sigurinë, kujdesin shëndetësor, gjithccka për grupmoshat, fëmijë e të moshuar.

Pranë bashkisë së Durrësit janë hapur 3 sportele që presin qytetarët që duan të akomodohen në hotele”, tha Bejtja. Sa i takon ankesave të qytetarëve për mosverifikim të banesave, zvministri Bejtja i ka bërë thirrje qytetarëve të mos qëndrojnë në godinat e dëmtuara nga tërmeti, por t’i drejtohen njësive administrative për t’u pajisur me aktin e vlerësimit dhe të paraqiten më pas pranë stendave pranë bashkisë për të marrë adresën ku do të akomodohet.

Nëse konstatojmë nga inspektimi teknik se godina do shembet, atje do të ndërhyhet”, tha zv.ministri Bejtja./E.B-dritare.net