
Zoran Zaev: BE nuk na la të bëjmë vetting të modelit shqiptar
E Premte 22 Nëntor 2019, 21:09
Dritare.net

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka thënë se ka qenë Bashkimi Europian që nuk e ka lënë RMV, që të kryejë procesin e Vettingut, sipas modelit që po e bën Shqipëria.
“Unë e pata premtuar në zgjedhje, jo vetting, por atë që e cilësoj njohje e së drejtës për t’u rizgjedhur e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ishte pjesë e programit. Por, kur mora detyrën, BE nuk dha mundësi të nisja procesin. Pse? Sepse ndoshta duhet të ndiqnin si po shkonte në Shqipëri, si do të mbyllej. Ata na thanë se nuk keni njerëz, nuk keni si të plotësoni vendet që do të mbeten bosh”-ka thënë Zoran Zaev./ I.M-Dritare.net

















