Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zgjedhjet në Ukrainë, partia e Zelenskyt fiton bindshëm

Zgjedhjet në Ukrainë, partia e Zelenskyt fiton bindshëm
Partia e presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelensky, ka fituar bindshëm zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura të dielën e 21 korrikut.

Partia e Zelenskyt do të ketë shumicën në parlament, por jo të mjaftueshme për të formuar qeverinë, ndërsa duhet të formojë një koalicion, shkruan Dritare.net

Ai është zotuar të zbatojë reforma radikale për të luftuar korrupsionin e shfrenuar. Duke folur jashtë një qendre votimi pas hedhjes së votës në Kiev të dielën, zoti Zelensky i tha Steve Rosenberg të BBC se zgjedhjet e parakohshme ishin "ndoshta më të rëndësishme se zgjedhjet presidenciale".

Rezultatet zyrtare të pjesshme me 29% të votave të numëruara, i japin partisë së Presidentit Zelensky 42.1%, ndërsa  opozita e re  pro-ruse , renditet në vendin e dytë me 12.7% të votave. Megjithatë, Zelensky ka përjashtuar ndonjë koalicion me të, shkruan Dritare.net

Dy partitë e tjera të parashikuara për të hyrë në parlament janë, ajo e ish-Presidenti Petro Poroshenko (8.7%) dhe Batkivshchyna e udhëhequr nga ish-kryeministri Yulia Tymoshenko (8.2%)./ I.M-Dritare.net