Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zgjedhjet në Kosovë/ Dalin rezultatet e para nga numërimi i votave, kush kryeson

Zgjedhjet në Kosovë/ Dalin rezultatet e para nga numërimi i
Deri tani janë numëruar 3 për qind e votave. Në këto rezultate, e para është koalicioni PDK­AAK­Nisma, me 30.36 përqind. E dyta është Lista Srpska me 17.99 për qind (duhet kujtuar se votat nga veriu janë duke u numëruar në këto çaste). E treta nga të gjitha subjektet, e dyta prej atyre shqiptare është koalicioni LDK­AKR­Alternativa, me 16.75 për qind, ndërsa Vetëvendosje është pas saj me 14.91 për qind. KQZ jep detaje Komisioni Qendror Zgjedhor ka mbajtur një konferencë për media, në të cilën ka treguar numrin e votuesve në zgjedhjet e sotme.

Kryetarja e këtij Komisioni, Valdete Daka ka bërë të ditur se në zgjedhjet e sotme kanë votuar 749 mijë votues, apo 41 për qind e qytetarëve. Ndërsa, në vitin 2014, kishte pasur 750 mijë votues, apo 42 për qind e votues. Pra, në këto zgjedhje ka rënie krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Ajo ka thënë se deri tani procesi ka shkuar në rregull, duke vlersuar kulturën e lartë Ajo ka vlerësuar kulturen e lartë demokratike të qytetarëve të Kosovës Daka tha se nuk merret me rezultate qe jepen nga organizata dhe grupe që japin rezultate.