Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ku mund të zhvillohet takimi Putin-Zelensky! Ja cilat vende po përmenden!

Ku mund të zhvillohet takimi Putin-Zelensky! Ja cilat vende po

Planet për një takim të mundshëm mes presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, duket se po zbehen, vetëm disa ditë pasi Donald Trump shprehu bindjen se një dialog i tillë mund të ndodhte brenda pak javësh.

Vendet e përfolura për zhvillimin e këtij takimi janë të shumta: Gjeneva, Vjena, Budapesti, madje edhe Stambolli janë përmendur si mundësi për neutralitet diplomatik. Por realisht, Zelensky dhe Putin nuk kanë qenë në të njëjtën ambient që nga viti 2019, tre vite përpara se Rusia të niste pushtimin e plotë të Ukrainës.

Lexo edhe:

Trump ka deklaruar se ka filluar përgatitjet për këtë takim, duke lënë të nënkuptohet se ka marrë dakordësinë e Putinit përmes një telefonate të zhvilluar të hënën. Por shumë vëzhgues e konsiderojnë këtë një lexim tepër optimist të bisedës mes tyre.

Një nga idetë e përfolura është që Ukraina të heqë dorë nga pranimi i trupave perëndimore në territorin e saj, një lëvizje që do ta linte vendin të ekspozuar ndaj një pushtimi të mundshëm të ardhshëm nga Rusia. Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, është shprehur se çdo kornizë sigurie që përjashton Rusinë është “një sipërmarrje absolutisht e kotë”.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Zelensky ka thënë se çdo takim me Putinin nuk mund të ndodhë pa marrë më parë garanci të qarta sigurie nga aleatët perëndimorë një kërkesë që përfshin padyshim praninë ushtarake perëndimore në mbështetje të Kievit.

Në këto rrethana, as Moska dhe as Kievi nuk duket se janë të gatshëm të lëvizin nga qëndrimet e tyre, dhe të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për bllokimin e procesit të paqes.E.P-dritare.net /BBC