Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zef Brozi thirrje deputetëve: Ju që s’jeni pjesë e klanit kriminal të Berishës, shkoni në Parlament

Zef Brozi thirrje deputetëve: Ju që s’jeni pjesë e klanit
Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, u bën thirrje deputetëve të Partisë Demokratike, dhe të partive të tjera opozitare që të shkojnë sot në Parlament për të zgjedhur Komsionet e vetingut. Zefi u kërkon deputetëve, që sipas tij nuk janë pjesë e klanit kriminal të Sali Berishës, që të shkojnë në Parlament e "jo të zbatojnë verbërisht urdhrat e këtij plani të inkriminuar’’.

Statusi i plotë i Brozit

Ju bëj apel deputetëve të Partisë Demokratike dhe të partive të tjera të opozitës që të Hënën, më 6 Mars, të shkojnë në Parlament për të zgjedhur Komisionet e Vettingut dhe t’i hapin rrugë zbatimit të Reformës në Drejtësi. Vetëm ata deputetë që janë të inkriminuar e zhytur në korrupsion e pengojnë Vettingun dhe reformën në drejtësi. Në PD dhe në partitë opozitare ka deputetë që nuk janë pjesë e klanit kriminal të Sali Berishës dhe ata duhet të shkojnë në Parlament e jo të zbatojnë verbërisht urdhërat e këtij klani të inkriminuar. Nëse ata pranojnë të tërhiqen për hundësh dhe të bëhen mbrojtës të krimit e korrupsionit duke sabotuar Vettingun, reformën në drejtësi, dhe hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian, atëherë ata dëshmojnë se nuk e meritojnë besimin e votuesve te tyre që kërkojnë reformimin e drejtësisë dhe Shqipërinë europiane.

Më 18 Qershor demokratët e opozitarët e ndershëm duhet ta nxjerrin jashtë Parlamentit klanin e inkrimnuar të opozitës dhe të gjithë deputetët e tyre që po e mbrojnë këtë klan. Votues të opozitës-detyrojini deputetët tuaj që të shkojnë në Parlament e të zgjedhin Komisionet e Vettingut! Nëse nuk e bëni këtë, atëherë as ju mos u ankoni më për gjykatat e prokuroritë që keni, sepse ashtu i duan deputetët tuaj dhe ata që zgjedhin të tillë deputetë”