Na ndiqni edhe në

Aktualitet

Për Sulltan Nevruz gatuaj sultjashin e gjyshes!

Për Sulltan Nevruz gatuaj sultjashin e gjyshes!

Sultjashi është ëmbëlsira e Sulltan Nevruzit dhe nuk duhet të mungojë në tryezat tuaja. Për të përgatitur këtë ëmbëlsirë nuk duhet të jeni shumë ekspertë në kuzhinë pasi veshtirësia është pothuajse zero.

Për të përgatitur receten e sultjashit për 4 persona ju duhen përbërsit e mëposhtëm:


4 gota uji me qumësht

1 gotë uji me oriz

gjysëm gote uji me sheqer

kanellë pluhur

Për të përgatitur sultjash veproni në këtë mënyrë: Merrni një tenxhere që nuk ngjit, shtoni gjysmë gote me ujë dhe orizin dhe e lini në zjarr të ulet deri sa orizi të ziej dhe te thithë pothuajse gjithë ujin. Ky proces bën të mundur zierjen mirë të orizit. Shtoni te tenxherja te gjithë qumështin dhe e lini të ziejë bashkë me orizin duke e trazuar herë pas here. Kini kujdes pasi qumështi kur zien fryet dhe mund të dalë nga tenxherja. Kur qumështi të jetë i trasformuar në një lëng kremoz dhe orizi të ketë zier plotësisht shtoni sheqerin dhe e lini të ziejë edhe për 5 minuta te tjera. E hiqni sultjashin nga zjarri dhe e hidhni direkt në enë te posaçme pasi më vonë mund të ngrijë dhe të marrë formën e tenxheres. Spërkateni sipër me kanellë pluhur dhe e shërbeni ose te vakët ose të ftohtë. Ju bëftë mirë!/dritare.net