Na ndiqni edhe në

Showbiz

Ola thyen kutinë e emergjencës!

Ola thyen kutinë e emergjencës!

Në shtëpinë e “Big Brother Vip” ditën e sotme u vendosën tre kuti të reja emergjence, me avatanzhe dhe penalitete të reja për banorët.

Ola ka thyer kutine parë, “Kutia e fuqisë së artë”, teksa të pathyerja janë dy kuti të tjera, njëra që përmban telefon dhe tjetra një çelës.

Në zarfin që lexoi Ola thuhej se të gjitha vendimet e deritanishme të “Vëllait të Madh” shfuqizohen dhe vlera e çmimit të madh shkon sërish 100 mijë euro. Pra, të gjithë banorët, përveç Eglit dhe Jozit, do të mund të garojnë për të fituar këtë shifër. Egli dhe Jozi garojnë për 50 mijë euro, pasi kanë rihyrë në shtëpi pas largimit./E.P-dritare.net