Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ambasada Amerikane në Tiranë: Kush nuk zbaton rregullat edhe pasi merr vizën do të dëbohet

Ambasada Amerikane në Tiranë: Kush nuk zbaton rregullat edhe pasi merr

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një apel të rëndësishëm sa i përket personave që marrin vizën për të udhëtuar në SHBA. Në njoftimin e saj, Ambasada thotë se pavarësisht dhënies së vizave për të udhëtuar në Amerikë, kontrolli do të jetë i vazhdueshëm me qëllim garantimin e sigurisë dhe integritetit.

Me anë të një mesazhi, ambasada thotë: "Departamenti i Shtetit i ShBA është i përkushtuar ta Bëjë Amerikën më të Sigurt përmes politikave më kërkuese. Një masë thelbësore është kontrolli i vazhdueshëm i vizave për të gjithë individët, duke garantuar sigurinë dhe integritetin e kombit tonë. Kontrolli i vizave amerikane nuk ndalon pas lëshimit të vizës. Ne i kontrollojmë vazhdimisht mbajtësit e vizave për t’u siguruar që ata ndjekin të gjitha ligjet dhe rregullat e emigracionit të ShBA dhe ne do t’ua heqim vizat dhe do t’i dëbojme nëse nuk e bejnë këtë.”, thekson ambasada./K.C/dritare.net