Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zbuloni dietën qe ju përshtatet sipas shenjës tuaj astrologjike

Zbuloni dietën qe ju përshtatet sipas shenjës tuaj astrologjike
Për t’u dobësuar ne mënyrën e duhur gjithçka duket te jete ne përputhje me organizmin. E dini se edhe shenja astrologjike mund te ndikoje qe ju te keni format e ëndërruara dhe te jeni te shëndetshëm? Zbuloni çfarë diete te mbani sipas zodiakut.

Dashi: Konsumoni proteina

Dashet janë persona impulsive dhe pjesa e trupit qe ka me shume ndikim tek ta është truri. Me mire te përqendrohen tek proteinat me tepër ne mënyrë qe truri te ushqehet si duhet dhe ai do dije te përzgjedhë ushqimet e duhura.

Demi: Kujdes me sheqerin

Për demat nuk përshtaten dietat shume strikte. Me e mira është te ulin ne maksimum konsumimin e sheqerit ne mënyrë qe te mos shtoje ne peshe.

Binjaket: Ushqehuni shëndetshëm

Sipas astrologëve, binjaket janë shume aktive dhe duan te bëjnë shume gjera njëherësh. Kjo është arsyeja pse i djegin shpejt kaloritë. Për një trup ne forme mire është qe ata te ushqehen shëndetshëm dhe te marrin kohen e duhur për t’u ushqyer.

Gaforrja: Mbani larg ëmbëlsirat dhe çokollatat

Gaforret ne përgjithësi kane tendence te ushqehen për te harruar problemet dhe kjo ju sjell probleme me peshën. E mira është qe te shmangin sa me tepër çokollatat dhe ëmbëlsirat pasi përndryshe do kenë probleme me tretjen.

Luani: Shmangni salcat

Luanët duhet te kenë me shume besim tek vetja për te pasur edhe një trup dhe organizëm me te shëndetshëm. Salcat e pasura me yndyre me mire t’i zëvendësojnë me ushqimet e marinuara.

Virgjëresha: Ushqehuni bio

Virgjëreshat janë metodike dhe nëse arrijnë ta bindin veten për te mbajtur diete dine si ta mbajnë atë si duhet. E mira është qe ata te konsumojnë ushqime bio dhe jo me pesticide për te qene me ne forme.

Peshorja: Shtoni sasinë e kaliumit

Për peshoret duhet një regjim ushqimor shume i ekuilibruar. Ushqimet e pasura me kalium si: bananet, perimet jeshile, peshku dhe kosi duhet privilegjuar sa me shume.

Akrepi: Shtoni sasinë e fibrave

Akrepat duhet ta ekuilibrojnë sa te mundin ushqimin dhe te shtojnë sasinë e fibrave. Do ndihen me ne forme se kurrë.

Shigjetari: Shmangi sheqernat, kripërat dhe salcat

Nëse nuk i vendosin vetes limite me ushqimin shigjetaret nuk mund te dobësohen dot. Për një trup me ne forme duhet te shmangni kripen e tepërt, sheqerin, por edhe salcat pikante.

Bricjapi: Shmangni yndyrnat

Për te qene sa me ne forme bricjapet duhet te shmangin yndyrnat e mishit dhe duhet te privilegjojnë produktet e freskëta, perimet dhe frutat.

Ujori: Kujdes me alkoolin

Alkooli I tepruar mund te sjelle problem edhe me peshën prandaj duhet shmangur sidomos nga ujoret. Mire është qe për te qene me ne forme ata te preferojnë me tepër edhe ushqimet e lehta, bio e te freskëta.

Peshqit: Pini sa me shume ujë

Konsumimi i ujit është thelbësor qe peshqit te jene përherë ne forme. Gjithsesi nëse shtojnë edhe sasinë e peshkut dhe perimeve jeshile do jete akoma me mire./Ditare.net/