Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zbulohet ilaçi që do të kurojë virusin Ebola

Zbulohet ilaçi që do të kurojë virusin Ebola
Ebola së shpejti mund të jetë një sëmundje e parandalueshme dhe e shërueshme, pasi disa ilaçe janë zbuluar së fundmi.

Katër ilaçe u injektuan te pacientët në Republikën Demokratike të Kongos, ku Ebola është përhapur shumë.  Më shumë se 90% e personave të infektuar mund të mbijetojnë nëse trajtohen herët me ilaçet më efektive, tregoi studimi. Këto ilaçe tani do të përdoren për të trajtuar të gjithë pacientët me këtë sëmundje, kryesisht në Kongo, shkruan dritare.net

Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive të SHBA (NIAID), i cili bashkësponsorizoi testin, tha se rezultatet janë një lajm shumë i mirë për luftën kundër Ebolës.

Ilaçet, të quajtura REGN-EB3 dhe mAb114, funksionojnë duke sulmuar virusin Ebola me antitrupa, duke neutralizuar ndikimin e saj në qelizat njerëzore.

Dr Anthony Fauci, drejtor i NIAID tha se këto ilaçe janë të parat e një studimi që kanë treguar qartë zvogëlimin rrezikun e vdekshmërisë për pacientët me Ebola. /K.C/dritare.net