Na ndiqni edhe në

Arkiv

Yjet e Shqipërisë se Mesme bëhen bashkë, në një koncert madhështor

Yjet e Shqipërisë se Mesme bëhen bashkë, në një

Me rastin e 100-vjetorit të Tiranës si kryeqytet do të mblidhen më 11 shkurt, te sheshi “Nënë Tereza”, këngëtarët më në zë të Shqipërisë së Mesme. Merita Halili, Valbona Mema, Artjola Toska,  Sinan Hoxha, Irma Libohova etj, do të bëhen bashkë në një koncert madhështor.

Kryebashkiaku, Erion Veliaj ka dhënë lajmin e bukur në Instagram. Ndërsa e shoqëron me një video, Veliaj fton gjithë adhuruesit e këngës popullore që të marrin pjesë në këtë koncert.

“Tirana feston shekullin e parë si kryeqytet i shqiptarëve.

Të martën e 11 shkurtit, në sheshin “Nënë Tereza”, ora 19.00, kryefjala është muzika popullore qytetare, 100% e gjallë.

Banda e qytetit, Ansambli “Tirana” dhe emrat më të njohur të muzikës popullore të Shqipërisë së mesme, ju ftojnë në festë.”,- shkruan Veliaj./K.C/dritare.net