

Shumë njerëz marrin një qetësues dhe i thonë vetes, “herën tjetër nuk do të ha më kaq shumë.” Por, kjo nuk është zgjidhja, të paktën jo më e shëndetshmja.
Një studim i fundit, tregon se ju mund të mos keni nevojë fare për mjekim, duke u kthyer në vegjetarian.
Studiuesit krahasuan një lloje ilaçi, e cila përdoret për të zvogëluar acidin në stomak, me konsumimin e një diete mesdhetare, pothuajse e gjitha vegjetariane, shkruan dritare.net.
Ata u fokusuan në refluksin laringofaringeal, ose siç njihet refleksi i heshtur, e cila është lëvizja e përmbajtjes gastrike në zonën laringofaringeale.
Simptomat përfshijnë ngacmimin konstant të zërit, ngjirja e zërit, dhimbje kronike gryke, kollë, vështirësi në gëlltitje, erë e keqe nga goja, djegie goje, dhimbje veshi, fërkim i ushqimit në fyt, ngushtim i fytit, ndjesi mbytje, gëlltitje ajri dhe ujë në gojë, transmeton dritare.net.
Për studimin u morën 184 pacient, tek të cilët u pa një reduktim më konsiderueshëm i simptomave të refleksit tek ata që ndiqnin dietën vegjetariane, krahasuar me ata të cilët merrnin përdornin qetësues.
Sipas studiuesve arsyet përse ndodh kjo gjë janë të shumta, ku ndër më kryesoret është humbja në peshë, si edhe zëvendësimi i ushqimeve që rëndojnë simptomat, me ushqime, baza e të cilave janë perimet.
Ndaj, për çdo kënd që vuan nga këto simptoma, zgjedhja e duhur janë perimet dhe të ktheheni në vegjetarian./dritare.net

















