
Vrau me sëpatë djalin e xhaxhait pas sherrit për një lis, kapet autori
E Martë 6 Dhjetor 2016, 13:01
Dritare.net

Konflikti ka ndodhur mes dy kushërinjve, djem xhaxhallarësh të cilët janë zënë për një lis që ndante tokën. Gjithashtu nga ngjarja ka mbetur i dëmtuar dhe një shtetas tjetër i paidentifikuar.
Pak orë pas ngjarjes, Policia njoftoi se ka arrestuar autorin e vrasjes. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3, kanë kapur shtetasin e dyshuar si autorë të vrasjes së Fatmir Çelhakës në Kavajë, Qamil Çelhaka, 30 vjeç, banues në Kavajë. Rreth orës 09:40, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sëpatë, duke i shkaktuar vdekjen shtetasit F. Çelhaka, si dhe plagosjen e Vilson Isufi, i cili ndodhet në S.Q.U., nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

















