Vlora, nga bidonët e viteve ’90 te alarmi për ujin sot!
Dritare.net

Në vitet ’90, në Vlorë, mungesa e ujit ishte pjesë e përditshmërisë. Bidonët, radhët te çezmat dhe rezervat që familjet mbanin në shtëpi shoqëruan kujtimet e një qyteti që priste nga demokracia edhe shërbime më të mira. Uji në rubinet ishte një nga pritshmëritë më të thjeshta.
Por demokracia erdhi, qeveritë dhe kryetarët e bashkive u ndërruan, ndërsa furnizimi i pandërprerë me ujë mbeti për vite një premtim. Bidonëve iu shtuan depozitat mbi pallate dhe pompat elektrike. Familjet gjetën mënyra për të përballuar mungesën, duke paguar vetë për pajisjet, energjinë dhe ujin e blerë.
Raportimet e dokumentuara në vitet që pasuan tregojnë vazhdimësinë e problemit: ankesa për ujë të ndotur, furnizim të reduktuar në verë dhe lagje që mbështeteshin te autobotet . Në vitin 2021, vetë Bashkia Vlorë pranonte se qyteti furnizohej me orar, me përjashtim të zonës së Ujit të Ftohtë.
Sot, shqetësimit të vjetër a do të vijë uji?- i është shtuar edhe pyetja per sigurine e tij. Rastet e nëntorit 2026, me fëmijë të shtruar në spital dhe tregues ndotjeje në mostrat e ujit të kopshtit nr. 10, kërkojnë zbardhje të plotë. Dhe nje pergjigje nga kryetaret e bashkive prej vitit 1991: Po turp a keni, mire uje jo dot?!/ dritare.net