Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vlora Çitaku darkë iftari me Trump, i kërkon të përfshihet në bisedimet me Serbinë

Vlora Çitaku darkë iftari me Trump, i kërkon të
Vlora Çitaku, ambasadorja e Kosovës në SHBA, ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në një darkë iftari në Shtëpinë e Bardhë. Ajo ishte ulur në krah të presidentit, Donald Trump, dhe përmes një postimi në Facebook, shkruan se i ka kërkuar përfshirje në lidhje me bisdeimet me Serbinë.

"Pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në darkën e iftarit të shtruar në Shtëpinë e Bardhë të isha e ulur përkrah Presidentit të Shteteve të Bashkura të Amerikës, Z. Donald J. Trump.

Presidentit Trump i tregova se në shtetin tonë sekular, ka një kulturë tolerance dhe harmoni ndërmjet religjioneve.

Poashtu, e njoftova në detaje mbi sfidat me të cilat ballafaqohemi aktualisht në Kosovë dhe biseduam mbi domosdoshmërinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të SHBA-ve në proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon shteti ynë i ri.

Në darkë ishin të pranishëm zyrtarë të lartë të administratës Amerikane, Zv Presidenti Pence, Sekretari i Mbrojtjes Shanahan, Sekretari i Thesarit Mnuchin, Ambasadorë, etj.", shkruan në Facebook, Çitaku./E..B-dritare.net