
Vjen reagimi i Fifit, pas fitores së Florit në ‘Këngën Magjike’
E Diel 9 Dhjetor 2018, 16:04
Dritare.net

Një ndër këngët që mendohej që mund të fitonte ishte dhe ajo e Fifit me Mc Kreshën e titulluar ‘Psikopatja jote’.
Pas fitores së Florit, në një postim në Instastory, ajo shprehet se ai e meritonte atë çmim, pasi ishte një super këngë.
“Nanusha... Të paktën ju që më ndiqni mua, po dhe ju të tjerët që do më shihni rastësisht...Arti në përgjithësi është çështje shijesh, dhe në asnjë moment nuk dua që të shpërndani, as energji e as komente negative. Me dinjitet dhe plot meritë, Flori Mumajesi e meritonte atë çmim, për super këngën që solli. Jo vetëm këtë vit në festival, por për artistin që është dhe muzikën që sjell ndër vite”, u shpreh ndër të tjera Fifi./E.B-dritare

















